Bixha është një person me të kaluar problematike. Më herët, ai ka qenë më detyre inspektor i IKMT-së në jug të vendit, atje ky dyshohet se ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme. Për këtë arsye, pak kohë më parë, Ajet Zyberi e largoi nga detyra, për shkak se kishte të dhëna për përfshirjen e tij në akte korruptive.




Mbi rastin ka reaguar edhe deputeti PD Ervin Salianji, i cili i ftuar në “Kjo Javë” në News24 ka deklaruar se një sjellje e tillë është e pritshme nga persona me të shkuar të tillë.

“Nuk ka zyrtarë apo person që ka investuar në shkollimin e vet që hyn në këto paligjshmëri që i hyn këtyre punëve sepse e di që do mbajnë përgjegjësi. Si njerëzit me të shkuar kriminale sepse nëse nuk i binden përdorimit të Ramës… Kështu ka nisur edhe diskutimi për afera të tjera si psh ajo e inceneratorëve dhe sot kemi njerëz në burg. Duke e ditur që ka paligjshmëri të madhe nuk duan të identifikojnë personat e përfshirë, ndaj nuk lejojnë kamerat. Pjesa e atyre që nuk janë me të shkuar kriminale nuk duan të identifikohen. Për të bërë spektaklin që do Rama e për të përçuar mesazhin që jam njeriu që vendos për gjithçka nuk lejon kamerat”, tha Salianji.