Kryesore

“S’do të ketë një Shqipëri me të rinj të keqarsimuar që braktisin vendin!”- Meta: Të rinjtë dhe arsimi cilësor, kryeprioritetet e PL-së

20:56 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë në rrjete sociale fjalën e mbajtur prej tij gjatë një takimi me disa të rinj.




Në mbishkrimin e videos Meta shkruan se të rinjtë dhe arsimi cilësor janë prioritete kyçe të PL-së.

Ai shton se së shpejti do të ketë një Shqipëri tjetër, ku të rinjtë do ta kenë të ardhmen të garantuar këtu dhe nuk do të detyrohen të largohen nga vendi.

“Të rinjtë dhe arsimi cilësor i tyre janë kryeprioritetet e padiskutueshme të Partisë së Lirisë. Nuk do të ketë një Shqipëri me të rinj të keqarsimuar që braktisin vendin për një të ardhme më të mirë, por një Shqipëri ku arsimi cilësor dhe e ardhmja e të rinjve është e garantuar”, shkruan Meta në Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.