AKTUALITET

“Rama ka frikë se protestuesit i hyjnë në kryeministri”, Berisha paralajmëron: Në parlament do të bëj publike të dhënat e reja për…

22:09 - 04.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar se në seancën e ardhshme parlamentare do të bëjë publike të dhëna të reja për ministrin e brendshëm Bledi Çuçi.




Ai theksoi po ashtu se protesta e 6 dhjetorit i ka futur frikën kryeministrit Edi Rama se mos ‘damkoset’ para liderëve europianë.

“Shikoni pak se çfarë thoshte ministri i drogës. Në parlament do ju bëj të dhëna të reja me dije për të. Shkruante për Opozitën, e cila e nderon Shqipërinë me protestën e saj, por për ata që ndajnë mentalitetin e Çuçërve, vrasësve të diktaturës, Ramës, pasardhësit të xhelatit e asaj tjetrës, të duket shumë e largët ora e protestës. Lexoni se cfarë kanë shkruajtur, çfarë shkruan Çuçi i drogës. Ata janë fytyra e mafias atë ditë, ne jemi shqiptarët e vërtetë.

Bulevardi nuk ka asnjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston por jo aty ku thotë Rama. Atë e ka zënë frika se mos protestuesit do t’i hyjnë në kryeministri dhe ta damkosin para të huajve. Bulevardi është i protestuese. Naturalisht që protesuesit kanë diçka parasysh, siguria e miqve nuk mund të vihet absolutisht në rrezik”-tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.