AKTUALITET

VIDEO/ Anglia shkatërron Senegalin dhe përballet me Francën në raundin tjetër

22:17 - 04.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atmosfera duket tepër e zjarrtë në kampin anglez, ku “tre luanët” arritën një fitore tepër komode me rezultatin 3-0, kundër një kundërshtari si Senegali. Skuadra e teknikut Southgate nuk diti të ndalte, ku pati akoma dhe më shumë mundësi shënimi, por pa arritur t’i shfrytëzonte siç duhej.




Pjesa e parë nisi me sulmet e afrikanëve, por pa rrezik, me portierin Pickford, i cili ishte sot në formë të shkëlqyer. Rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në minutë e 39’ të ndeshjes, ku pas një pasimi të bukur në zonë nga ana e Jude Bellingham, Jordan Henderson nuk gabon nga brenda zonës dhe kalon të tijët në avantazh.

Fragmenti i parë nuk do të mbaronte me kaq, pasi vetëm 9 minuta më pas në të 48’, pas një kundërsulmi të shpejtë, Foden pason tek kapiteni Harry Kane, i cili vendosur 1 me 1, përballë portierit Mendy, nuk gabon dhe shënon golin e tij të parë në këtë Kupë Bote.

Pjesa e dytë foli vetëm për “ishullorët”. Në minutën e 57’, Foden u rikthye sërish në “protagonist”, ku me një shërbim fantastik për anësorin Bukayo Saka, shifrat shkojnë në 3 me 0, duke i dhënë Senegalit, goditjen e “knock-out”-it.

Me fitoren 3-0 ndaj Senegalit, “tre luanët” të drejtuar nga tekniku Southgate, do të përballen në raundin tjetër me Francën, duke “krijuar” kështu një finale të parakohshme, në “Katar 2022”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.