Kryesore

“Çfarë mesazhi i jep qeveria biznesit”/ Vasili për shembjen e paligjshme të ‘Prestige Resort’: Rama i kaloi të gjitha vijat e kuqe

11:09 - 05.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, foli mëngjesin e sotëm në lidhje me prishjen e “Prestige Resort”, të cilit gjatë ditës së djeshme, i cili ditën e djeshme u shemb me tritol.  Vasili tha se Rama i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe dhe sipas tij qytetarët duhet të ngrihen në protesta.




Ai shtoi se me tritolin e vendosur ditën e djeshme, atyre që kërkojnë të bëjnë biznes në vendin tonë i jepet si mesazh që “të largohen sa më parë nga Shqipëria”.

Për Vasilin alternativa qeverisëse e Ramës për qytetarët është e thjeshtë dhe përmblidhet në dy pika: Tritolin nga njëra anë dhe gomonet për të lënë vendin nga ana tjetër.

“Në vijim të asaj që doja të thoja më parë, mendoni qytetarin e thjeshtë dhe ata që me atë ndërtesë kanë humbur punë. Qindra familje të cilat kanë jetuar falë atij biznesi, çfarë u ofrojnë? Tritolin nga njëra anë dhe gomonet për të ikun nga Shqipëria në anën tjetër. Dje Rama i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe. Sepse qytetari Hysenbelliu dje është goditur në të gjitha pikëpamjet. Ju nga sot e nesër mund të ishin nën kthetrat e kryeministrit. Gjithë Shqipërisë ligjore i është vënë tritoli. Protestat janë mënyra e vetme. Sepse kur gjykatat dhe aktet ligjore nuk kanë asnjë vlerë, kapja nga mafia kombëtare dhe ndërkombëtare, e vetmja rrugë janë protestat.

Mesazhi më negativ dhe më mizerabël që mund të jepet. Domethënë mos vini këmbën këtu sepse këtu nëse nuk plotësohen interest e një njeriu, ju vihet tritoli. Pra mesazhi që i jepet biznesit është “larg nga Shqipëria”. Prandaj jemi të fundit në të bërit biznes në rajon. Po të jetë për shtete të tilla, nga pikëpamja formale, edhe në diktaturë, nga ana proceduriale, ishte më mirë se regjimi i Edi Ramës. Shqiptarët që e kujtojnë sot, e mbajnë mend se edhe në diktaturë ka pasur një lloj kujdesi për anën proceduriale. Fundi i Edi Ramës do të jetë shumë i hidhur. Ky është një hall, është një problem madhor me të cilin janë përballur shqiptarët. Asnjë shqiptar nuk duhet të mbajë sytë nga jashtë. Ju e dini që për lirinë e shprehjes pati një prononcim të fortë nga institucionet europiane. Por këto janë vetëm deklarata. Fatet tona i kemi në dorë vetë. Ashtu dukej edhe diktatura në atë kohë, me ushtri të madhe dhe e fortë. Por kur populli u ngrit e patë se çfarë ndodhi. Nëse qytetarët ngrihen në protesta për 2 ditë e fshijnë Ramën nga pushteti.”, u shpreh Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.