LAJMI I FUNDIT

“Çmimet caktohen me bord nga Kim Jong-Rama”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD për shembjen e “Prestige”: Kryeministri u soll si taleban. Më 6 dhjetor…

13:05 - 05.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha ka dënuar shembjen e Prestige Resort. Gjatë intervistës në News24, ai tha se kryeministri Edi Rama u soll si taleban.




“Rama u soll si taleban. Një veprim i turpshëm, iu hoq e drejta për të ankimuar. Vendimi ishte i njëanshëm. Ky është një lajm i zi për Shqipërinë me të cilin i themi botës të mos vijnë në Shqipëri sepse shihet qartë se sa të rrezikuar janë paratë e investitorëve. Një qeveri arrogante, terroriste e ngjashme me atë në Afganistan”, tha ai.

Gjatë intervistës ai më tej tha se në Shqipëri nuk ka drejtësi, duke shtuar se më 6 dhjetor shqiptarët duhet të flasin me gjuhën e Europës.

“Këtu nuk ka drejtësi. Nëse nuk të jepet e drejta të ankimosh ai vend nuk është demokratik. Arsyeja përse është goditur Hysenbelliu është t’i mbyllin gojës medias që guxojnë. Po kthehemi në komunizëm. Ose do të jesh vasal i qeverisë ose këtu të rrezikohet investimi. Ftoj qytetarët që më 6 dhjetor të bëjmë Samitin e shqiptarëve, t’u tregojmë europianë se sa qeveri terroriste është qeveria. Një mesazh i rëndë që përcjellim përmes shkatërrimeve”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.