AKTUALITET

“Çmimi i naftës duhet të ishte nën 200 lekë”/ Konfindustria kritika Bordit të Transparencës: Po shkatërroni biznesin dhe nxisni kontrabandën

09:28 - 05.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konfindustria ka kritikuar Bordin e Transparencës për çmimin e lartë të karburanteve. Me anë të një njoftimi, theksohet se çmimi i lartë shkatërron biznesin dhe nxit kontrabandën, që mund të shkojë deri në 300 mln euro në vit.




Sipas Konfindustrisë, çmimi i naftës sot duhet të ishte nën nivelin e 200 lekëve për litër. Gjithashtu, Konfindustria thotë se rritjet e çmimeve në vlerë absolute janë shumë më të forta, sesa uljet përkatëse. Konkretisht, në vendimarrjet e fundit brenda dy ditësh Bordi rrit fillimisht çmimin e “naftës” me 8 lekë/litër dhe e uli me 5 lekë/ litër me rritje përfundimtare me 3 lekë/litër. Ndërkohë, çmimet e tregjeve botërore dhe rajonale janë në ulje të qartë.

“Konfindustria shpreh shqetësimin e përsëritur për mënyrën e vendimarrjeve të Bordit të Karburanteve, qartësisht në kundërshtim me interesin publik me çmimet më të larta në Rajon dhe kahjet e dukshme rënëse të tregjeve botërore. Çmimet e larta krahëmore dhe absolute të karburanteve janë me pasoja afatgjata shkatërrimtare për biznesin, qytetarët, ekonominë kombëtare si dhe nxisin kontrabandën masive, që mund të shkojë në mbi 300 milion euro/vit.

Shembull i qartë për sa më sipër janë vendimmarrjet e javës së parë të muajit dhjetor 2022. Duke vlerësuar krahësimisht çmimet e tregjeve botërore me periudhën e fillimvitit, sot produkti “naftë” duhet të ishte të paktën nën nivelin e 200 lekë/litër nga 209 lekë/litër të vendosur nga Bordi.

Bien në sy vendimmarrjet e menjëhershme të Bordit në rast të rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore dhe tejzgjatja në kohë në rastin e rënies. Gjithashtu, rritjet e çmimeve në vlerë absolute janë shumë më të forta, sesa uljet përkatëse. Konkretisht, në vendimarrjet e fundit brenda dy ditësh Bordi rrit fillimisht çmimin e “naftës” me 8 lekë/litër dhe e uli me 5 lekë/ litër me rritje përfundimtare me 3 lekë/litër. Ndërkohë, çmimet e tregjeve botërore dhe rajonale janë në ulje të qartë”, thuhet ne njoftim.

Po ashtu, Konfindustria ka kërkuar themelimin e Entit Rregullator të Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe me përbërje të profesionistëve. Bordi i Karburanteve ka në përbërje anëtare me konflikt të qartë interesi. Gjysma e anëtareve vendimarrës janë pikërisht përfaqësues të subjekteve, që duhet të jene objekt kontrolli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.