AKTUALITET

Kyriakos Mitsotakis vjen nesër në Tiranë, takon Janullatos dhe pritet të vizitojë Himarën, për të parë nga afër…

22:05 - 05.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të marrë pjesë në punimet e Samitit Plenar të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili do mbahet në Tiranë.




Në orën 18:00 Kyriakos Mitsotakis do të takohet me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos. Në orën 18:45 ai do të ketë një takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe në orën 19:30 me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Në orën 20:00 kryeministri do të takohet me homologun e tij shqiptar Edi Rama. Më pas ai do të ulet në një darkë pune të shtruar nga zoti Rama.

Të mërkurën, më 7 dhjetor, kryeministri do të vizitojë Himarën, ku do të ketë takime me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.