AKTUALITET

Shembja paligjshme e “Prestige Resort”/ Qeveria po kthehet në gogol për të trembur mediat

08:38 - 05.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu, ka reaguar pas shembjes së paligjshme me tritol të “Prestige Resort”. Në një postim në rrjete sociale, Shehu nënvizon se me akte të tilla nuk arrihen standardet evropiane dhe shteti në këtë rast po kthehet në një gogol për të trembur mediat në vendin tonë.




Shehu shprehet ndër të tjera kundër kësaj politike të implementuar në vendin tonë që sipas tij po e çon Shqipërinë drejt greminës.

Ai e konsideron shpërthimin e telekomanduar me tritol që iu bë Resortit në Adriatik si një pamje apokaliptike, e cila i trishtoi shqiptarët. Shehu bëri të ditur se ky është shembulli që shteti nuk mund të garantojë askënd për sigurinë e pronës dhe të investimit në këtë vend ,duke u shprehur një veprimi të tillë që shkatërron pronën dhe biznesin.

“Të dashur Miq! Sot gjithë opinioni dhe bota mbarë ndoqi me trishtim pamjet apokaliptike të shembjes së ‘Prestige Resort’. Me duhet të them se për të hapur rrugët drejt Europës, zgjidhja nuk është kjo! Aq më tepër për të arritur standardet europiane, rruga nuk është forca e verbër e tritolit. Kësisoj shteti nuk mund të garantojë askënd për sigurinë e pronës dhe të investimit të tij në këtë vend, pasi, antiligji po kthehet në një gogol për të trembur ‘kundërshtarët’ politikë dhe median në vendin tonë. Jemi kundër një politike të tillë që nuk të çon askund, veçse çon vendin drejt greminës”, shkruan Shehu në reagimin e tij kundër prishjes së “Prestige Resort”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.