LAJMI I FUNDIT

Shenbja e paligjshme e “Prestige Resort”/ Salianji: Hakmarrje personale e Ramës, për shkak të linjës editoriale të mediave

10:52 - 05.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se prishja në mënyrë të paligjshme e “Prestige Resort” tregon pasiguri për investitorët. Në një intervistë për News24, Salianji thekson se ishte një hakmarrje personale e Ramës, për shkak të linjës editoriale që mediat e “Hysenbelliu Group” kanë ndjekur ndaj qeverisë.




Nëse resorti do të ishte pa leje tha Salianji, Rama duhet të ishte sot para ligjit, ndërsa theksoi se reagimi qytetar duhet të jetë i madh.

“Dukej si vendosja e minave në themelet e shtetit ligjor. Ishte një akt që shkatërroi sigurinë juridike dhe ngjall pasiguri tek investitorët. Kryeministri jo vetë që u soll si despot, por tentoi të vendosë por tentoi të vendosë gurin e themelit të regjimit të plotë” theksoi Salianji.

“”Reagimi duhet të jetë i madh. Fakti që kryeministri e bën këtë ndaj një grupi mediatik qe eshte me i besueshmi, imagjinoni si mund të jetë sjellja me qytetarët dhe me njerëz që nuk kanë si të përballen me këta. Kur kërcënon median vetëm për inat personal, padiskutim që e bën aktin e rëndë. Për qytetarët shqiptarë do të jetë një barrë e rendë financiare.

Kjo do ti kushtojë xhepave të qytetarëve shqiptarë. Në arbitrazh qeveria ka humbur miliona vetëm për shkak të sjelljes së një kryeministri.

Ky është një akti rëndë që cënon themelet e demokracisë. Këtë nuk kanë arritur ta bëjnë as despotë të mëdhenj, ndërsa ky thotë që fjala ime është ligj, ky përcakton kush është i pasur dhe i varfër. Kjo e bën ngjarjen e rënde dhe i vetmi reagim është reagimi qytetar për ta shkundur në themel dhe për ta ndryshuar regjimin.

Është një hakmarrje personale dhe e bërë me nxitim, tipike e sjelljes së bandave.

Ai ishte reagim prej të menderosuri. Një njeri që bën atë akt dhe pastaj del me reagim. Kjo tregon edhe nivelin e çrregullimit mendor.

Nëse do të kishte institucione Rama duhet të ishte para ligjit, sepse nëse resorti ishte pa leje, ai nuk duhet të shkonte aty me ministrat e tij. Ai e ka bërë këtë vetëm për ti mbyllur gojën mediave.

Nuk ka drejtësi në këtë vend, ka vetëm një drejtësi që është Edi Rama”, u shpreh deputeti i PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.