AKTUALITET

“Sulmi i Ramës do vijojë deri sa të marrë gjithçka”, Çani pas prishjes së “Prestige”: Hysenbelliu duhet të marrë masa, regjimi është i rrezikshëm

21:49 - 05.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Arjan Çani i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me sulmin e IKMT te “Prestige Resort”, teksa ka thënë se sulmi i Ramës do vijojë deri sa ai të marrë çdo gjë dhe të ndalojë aktivitetin e mediave që ka sulmuar.




Sipas tij pronari i këtyre mediave dhe “Prestige resort”, Irfan Hysenbelliu duhet të marrë masa për mbrojtjen e tij pasi sipas tij është i rrezikuar nga regjimi hibrid në të cili ndodhet vendi.

“Unë dyshoj se sulmi i Ramës do vazhdojë deri në atë pikë që kur të vijë sulmin e tretë ai do e bëjë që lajmi të mos jepet as nga vetë mediat, pra do të thotë se ai do vijë që të marrë çdo gjë këtu. Unë do këshilloja zotin Hysenbelliu që të marrë disa masa për veten e vetë, mendoj se është i rrezikuar. Çfarëdo problemi të ketë pasur ai hotel tregon se këtu ka diçka. Jetojmë në një regjim të rrezikshëm ku çdo gjë mund të ndodhë. Ajo që dua të them është se për fatin e keq të njerëzve që kanë punuar në atë hotel, sot kompanive të zotit Hysenbelliu i mungon një pronë e madhe. Unë jam i sigurt që ai do dëmshpërblehet. Jemi para një fakti të kryer, News24 është një media shumë e ndjekur. Kur shteti të sulmon në këtë mënyrë njeriu duhet të mbrohet, ose është dhe tërheqja që nuk besoj se do vijë”, tha Çani.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.