AKTUALITET

Tirana, Fieri dhe Dibra kalojnë në balotazh/ Ja kush janë kandidatët e PD-së që dolën nga Primaret (Lista e plotë)

08:03 - 05.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike zhvilloi gjatë ditës së djeshme Primaret, kuka zgjedhur sot kandidatët e saj për zgjedhjet lokale të 14 majit.  Në përfundim të një dite të gjatë votimesh dhe numërimesh, është nxjerrë listën e kandidatëve në bashkitë kryesore të vendit, ku tri prej tyre do të shkojnë në balotazh, për shkak se kandidati që ka marrë më shumë vota nuk e ka kaluar pragun e 50%+1. 




Kështu në Shkodër dhe Elbasan, ashtu siç pritej janë konfirmuar Bardh Spahia (kryebashkiaku aktual) dhe Luçiano Boçi (që do të lërë mandatin e deputetit), të cilët në zgjedhjet e djeshme nuk kishin rivalë përballë.

E njëjta situatë ka qenë edhe në Kukës ku Admir Sinemati ishte i vetëm.

Në Lezhë fitues është shpallur Pashk Gjoni, ndërsa në Durrës ish deputeti Igli Cara.

Një tjetër ish deputete ka fituar në Korçë. Ledina Aliolli ka marrë votat e demokratëve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Fituesit

Shkoder  Bardh Spahia

Kukës Admir Sinemati

Dibër Besnik Alku/ Ismail Uka (balotazh)

Lezhë Pashk Gjoni

Durrës  Igli Cara

Tiranë Belind Këllici/ Ilir Alimehmeti (balotazh)

Elbasan Luçiano Boçi

Fier Evdar Kodheli/ Artur Mahmutaj (balotazh)

Vlorë  Hysni Sharra

Gjirokastër Dorjan Lani

Korçë Ledina Aliolli

Berat Zija Ismaili

Kamëz Arjan Hoxha/ Ballkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.