Kryesore

Trau në Parkun e Karavastasë/ Deputetja e PD-së: Vidhni e zhvatni sa të mundeni! I përgjigjet Kumbaro: Vetëm 50 lekë…

18:34 - 05.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debate të forta po zhvillohen në Kuvend mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe deputetes Ilda Dhori, lidhur me pagesën elektronike që parashikohet të vendose në Parkun e Karavastasë.




Interpelanca urgjente me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputetja, Ilda Dhori.

Deputetja e PD-së Ilda Dhori akuzoi ministrinë  se po taksojnë qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore. Sipas saj shumë të moshuar apo banorë të zonës nuk e kanë mundësinë të paguajnë para për të shijuar bukuritë e natyrës në Parkun e Karavastasë,

“Akush nuk po mendon për banorët, popullin e trashëgiminë kulturore në Divjakë. Kërkoni me kokëfortësi dhe padije të bllokohet një rrugë kombëtare. Rruga në fjalë është një rrugë  A keni informacion se sa janë të ardhurat vjetore që vilen nga parku kombëtar? Ku shkojnë? A keni interes? A janë të ardhurat të mjaftueshme? Jam e sigurt që s’jeni asnjë studim po vetëm moton tuaj: vidh e zhvat sa të mundesh.”- tha Dhori.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Ministres Kumbaro e cila u shpreh se tarfia do të jetë vetëm 50 lekë për turistët. Sipas saj taksat do të shkojnë për mirëmbajtje.

“Jam këtu për një interpelancë dhe arsyeja është një monedhë 50 lekëshe. Çdo gjë mund të bëhet me 50 lekëshe. Me 5 veta çmimi është 150 lekë, d.m.th. 30 lekë për person. Dhe shifra reduktohet në bazë të personave që janë, pra sa më shumë persona aq më pak paguajnë. Nëse mendoni se çmimet i shpik unë, gaboheni. Ju keni bërë edhe një kërkesë padi gjykatë për këtë punë dhe sot Gjykata e ka rrëzuar, do ishte në nderin tuaj të tërhiqeni por kthehemi në VKM”, tha ministrja Kumbaro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.