Kryesore

Dhuna ndaj Berishës, reagon OSBE: Liria e tubimit, e drejtë themelore e demokracisë! Të trishtuar për incidentin e ndodhur në protestë

19:05 - 06.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në protestën e opozitës ku lideri i PD, Sali Berisha u godit me grusht nga një person.




Në deklaratë thuhet se OSBE është e trishtuar për incidentin e ndodhur në protestë duke theksuar se liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës.

Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, shprehet OSBE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.