AKTUALITET

“Mori sëpatën për të më prerë kokën”, 35 vjeçarja rrëfen tmerrin në gjykatë: Burri më dhunon vazhdimisht…

07:47 - 06.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënë e 4 fëmijëve, një 35 vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë greke pasi kishte marrë kërcënime dhe dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj.




Ajo ka rrëfyer para autoriteteve se kohët e fundit 38 vjeçari kishte marrë një sëpatë për t’i prerë kokën dhe vajza e tyre 17 vjeçare kishte arritur të neutralizonte situatën.

“Ai mori një sëpatë për të më prerë kokën, vajza ime më shpëtoi. Kam kërkuar ndihmë dhe te shoqata që strehojnë gratë e dhunuara, për mua dhe fëmijët”-është shprehur gruaja.

Bashkëshorti i saj, i pranishëm në gjykatë ka mohuar të gjitha akuzat me pretendimin se ajo nuk po e lejonte të takonte fëmijët. Gjykata e Volos vendosi 21 muaj burg për 38 vjeçarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.