AKTUALITET

“Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës”/ Vjosa Osmani nga Samiti: Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër

09:47 - 06.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  foli për mediat nga samiti i BE që po mbahet në Tiranë, ku ka deklaruar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër dhe se duhet ndare se krahun e kujt do të mbash në luftën e Ukrainës dhe Rusisë.




Po ashtu Osmani theksoi se BE duhet të lëvizë nga fjalët te veprat sa i takon çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Është sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga BE dhe Ballkani Perëndimor. Do të shfaqim këtë përbashkësi drejt BE për një proces. Jam këtu si udhëheqësja e një nga vendet më pro europian. E kemi treguar këtë në veprime kur vjen fjala për veprimet pro BE. Kemi dënuar agresionin rus. Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra, siç është dhe liberalizimi i vizave për BE. Ky është një takim mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, dhe jo negociata mes Kosovës dhe Serbisë. Është proces ne që besojmë te njohja e ndërsjellët. Ajo se çfarë po ndodh është se Maqedonia dhe Shqipëria po ecin me ritmin për t’u integruar në BE. Ne do lobojmë për të ecur para për të përçuar mesazhe të forta të Ballkanit Perëndimor. Ose je krah Rusisë ose krah Ukrainës, dhe kjo duhet të vlerë. Ky është sinjali që BE do i dërgojë mesazh të qartë Ballkanit Perëndimor. Të jemi në krahun e duhur të historisë, kjo duhet pritur. Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie të vjetër. Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, shtrin dorën për dialog. Edhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet.”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.