AKTUALITET

Policia nuk iu dha leje për protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit/ PD gjen zgjidhjen alternative: Makinë lëvizëse me foni dhe altoparlant

10:45 - 06.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa në Tiranë ka nisur samiti i liderëve të BE me ata të Ballkanit Perëndimor, opozita ka bërë gati çdo gjë për mbajtjen e protestës së thirrur të martën e 6 dhjetorit.




Por teksa policia e ka ndaluar mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i PD dhe eksponentë të tjerë të opozitës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen përpara Kryeministrisë, një zonë e cila ndodhet brenda perimetrit të sigurisë për samitin.

Nga ana tjetër, “Panorama” mëson se PD është përgatitur për çdo ‘skenar’ dhe ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës.

Siç shihet nga video e siguruar nga gazetari i “Panorama” Mariglen Kume, kjo është një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë, po ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.