AKTUALITET

Policia rrethon pikat kyçe të kryeqytetit, pak shanse që opozita të protestojë afër selisë së Edi Ramës

08:59 - 06.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot pritet të jetë një ditë e ngarkuar për strukturat e forcave policore në Tiranë. Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore, por në të njëjtën kohë sot pritet të mbahet edhe protesta e opozitës.




Ndonëse opozita ka njoftuar se do të protestojë sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, forca të shumta policie kanë rrethuar sheshin.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga LSA, bulevardi është rrethuar me kangjella prej hekuri, ndërsa ruhet nga shumë efektivë policie.

Kujtojmë se ky shtet është bllokuar në kuadër të masave të sigurisë për samitin e BE që do të mbahet sot në Tiranë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.