Teksa në këto momente ka nisur Samitit BE-së me Ballkanin Perëndimor, Partia Demokratike është duke u mbledhur për protestën e orës 12:00. Nga rrethet raportohet që mijëra qytetarë janë nisur drejtë kryeqytetit.




Demokratët beratas janë nisur drejt protestës së sotme në Tiranë në mënyrë të paorganizuar. Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private.

Kjo ka ndodhur pasi, siç edhe janë shprehur vetë drejtuesit e degëve të PD-së, ata ishin njoftuar se nuk do të lejoheshin nga policia të futeshin në Tiranë. Po kështu, edhe të gjithë administratorët e autobusëve dhe mikrobusëve të linjës Berat-Tiranë janë urdhëruar nga terminalet e linjave që të mos pronotohen me protestues pasi nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit.

Mësohet se nga qarku i Beratit do ti bashkohen protestës së mesditës në Tiranë rreth 800 demokratë,70 automjete me rreth 300 protestues janë nisur nga qyteti i Beratit,230 nga qyteti i Kuçovës,140 nga Dimali,60 nga Skrapari dhe 70 nga Poliçani.