LAJMI I FUNDIT

“I riu shfaq çrregullime psikotike”- Vasili kërkon hetimin e Policisë së Shtetit për deklaratën: Inskenim i alibive në lidhje me autorin

18:58 - 06.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, kërkoi hetimin e Policisë së Shteti në lidhje me inskenimin e alibive për personin që sulmoi ish-kryeministrin Berisha gjatë protestës së kësaj të marte.




Gjatë një deklarate për media Vasili nënvizoi se diagnoza klinike për çrregullime psikotike të 31-vjeçarit është një inskenim, pasi në bazë të të dhënave shtetërore ai është një person që zotëron një patentë dhe që është i aftë mendërisht.

“Policia e Shtetit nuk u referohet dokumenteve të shtetit si zotërimi i patentës, por i referohet dokumenteve të një klinike private që shprehte se i riu shfaq çrregullime psikotike.

Është shumë e rëndë kjo situatë dhe patjetër që organet e hetimit duhet të hetojnë policinë e shtetit për inskenim të alibive në lidhje me autorin”, tha Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.