AKTUALITET

“Serbë të maskuar sulmojnë një të ri shqiptar në veri të Kosovës”, profesori i njohur publikon videon

08:12 - 06.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i ri, për të cilin thuhet se është shqiptar, po përndiqet nga disa persona të maskuar në veri të Kosovës. Pamjet i ka shpërndarë profesori universitar Alban Zeneli, sipas të cilit, shqiptari po nxiton për të shpëtuar kokën nga serbët e maskuar. Sipas profesorit, banorët shqiptarë në veri nuk janë të sigurt. Ngjarja thuhet se ka ndodhur ngjatë mbrëmjes së kaluar, përcjell Klan Maqedoni.




“Patriota te Facebookut, linqit publik, e pishtarë të barazisë, në Kosoven tonë, në prag të vitit 2023, shiheni se si përndiqet një shqiptar në veri, i cili vrapon për ta shpëtu kokën. Njerëzit që e sulmojnë janë të maskuar, ndërkohë që ka disa netë që sipas banorëve, në veri mbrëmjeve nuk ofron siguri askush. Bile, në Urën e Ibrit disa nga banorët janë udhëzu mos me shku as në shtëpitë e tyre. Videoja është inçizuar mbrëmë rreth orës 22, në një rrugë në mes të lagjes ‘Tre rrokaqiejt’ dhe Spitalit ne veri. Policia e ka deklaru sigurisht vetëm si kanosje. A e gjithë vëmendja jonë bartet te një gjest, te një ngjarje sportive dhe efektet e saj”, shkruan profesori Alban Zeneli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.