Kryesore

Tedi Blushi dënon sulmin ndaj Berishës: E gjithë bota pa sot fytyrën e vërtetë të bandës që prej 10 vitesh po vjedh shqiptarët

19:53 - 06.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar në facebook titujt e mediave më prestigjioze ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha, gjatë protestës të kësaj të marte.




Blushi shkruan se e gjithë bota është njohur sot me fytyrën e vërtetë të bandës në pushtet që prej 10 vitesh grabit dhe vjedh shqiptarët.

Ai nënvizon se “shporrja e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” është më shumë se kurrë një mision kombëtar”.

POSTIMI I PLOTË

“Sulmi kriminal i Edi Ramës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dhe opozitës në tërësi i ka treguar sot të gjithë botës fytyrën e vërtetë të bandës që prej dhjetë vitesh po i vjedh, dhunon e shtyp shqiptarët dhe po shpopullon Shqipërinë!

Shporrja e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” është më shumë se kurrë një mision kombëtar dhe patriotik!”, shkruan Blushi në facebook.

berisha 77berisha 81berisha 80berisha 79berisha 78


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.