Aktualiteti

Temperaturat 0-17°C! Masa ajrore të paqëndrueshme, vranësira dhe kthjellime! Surprizat e motit, çfarë pritet të ndodhë ditën e mërkurë

23:23 - 06.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.




Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit me intensitet deri mesatar hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të dobët të karakterit lokal.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 0 deri 9°C

në zona e ulëta 2 deri 17°C

në zona bregdetare 7 deri 17°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.