Kosova

Tensionet në veri të Kosovës, kreu i PDK: Serbia nuk duhet të kalojë kufirin. Vuçiç po përpiqet të destabilizojë vendin

21:31 - 06.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve, të cilët u sulmuan nga disa persona të maskuar në veri të vendit.




Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

“Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

“Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës konfirmoi se, pasditen e së martës, ndodhën disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”.

Ajo nuk dha detaje se kush mund të jetë përgjegjës, por tha se “protestuesit” kanë demoluar zyrat e komisioneve komunale zgjedhore.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizuara me disa individë të maskuar” kanë sulmuar zyrtarët zgjedhorë dhe policët “me shok bomba dhe të shtëna në ajër”, me qëllim që të parandalojnë ata të kryejnë detyrat e tyre zyrtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.