LAJMI I FUNDIT

Tubimi i opozitës, Genc Burimi: Historike që një pjesë e popullit u ngrit kur europianët ishin në Tiranë! Protestat e shqiptarëve duhet të ndërkombëtarizohen

18:03 - 06.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Genc Burimi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka diskutuar mes të tjerash në lidhje me protestën e opozitës dhe faktin që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u godit me grusht nga një 31-vjeçar.




Burimi u shpreh se nëse do të kishte ndodhur e kundërta e shënjestër të ishte kryeministri Edi Rama, reagimi do të kishte qenë shumë më i ndryshëm.

Në lidhje me samitin BE-Ballkan Perëndimor, Burimi u shpreh se nuk u arrit të përcillet mesazhi që europianët po vinin në një vend jo të lumtur

“Më vjen keq për zotin Berisha. Imagjinoni të ishte me një thikë në dorë ai person. Bodyguardët duhet të ishin më të vëmendshëm.

Është shumë turp dhe e rëndë për moshën që zoti Berisha ka. Vlerësoj reagimin e tij që kërkoi lirimin e autorit.

Me një tortë që mund ti ishte hedhur në fytyrë Ramës, taborët e qeverisë do ngriheshin në këmbë e do thonin që fajin e ka opozita.

Më habiti e ëma e djalit që tha jam 1 mijë përqind e bindur se nuk është agjent. Nuk mund të jetë e sigurt.

Protesta e opozitës nuk duhej të tkurrej në këtë akt mizerabel në mediat botërore.

Në lidhje me samitin, mund të them që ishte i rëndësishëm për Europën, më pak për Shqipërinë. Nëse Rama kërkon të njehsojë Samitin me Shqipërinë, nuk jemi në lartësinë e duhur.

Konferenca zgjati shumë pak.

Të dëgjosh Charles Michel që flet për mikpritjen e Ramës është njëlloj si të flasësh për mikpritjen e Emirit të Katarit, por kjo nuk do të thotë që qytetarët jetojnë në një vend të lumtur.

Para samitit shembet një ndërtesë pa asnjë bazë ligjore dhe nuk ka asnjë reagim nga BE. Rama ishte fantastik në ngritjen e skenarit. Duhet tu kujtonte opozita europianëve që nuk po vinin në një vend të lumtur. Opozita nuk duhet të ndalojë është në rrugën e duhur. Sot ishte një dështim relativ por duhet vijuar rruga.

Leksioni sot u mor nga mediat franceze kur pyetën Macronin, që qeveria ka bërë një gafë e ka thënë do ndërpritet energjia. Kjo është demokracia. S’pyet gazetari francez se ishin në Shqipëri.

Tifozët shqiptarë arritën të ngrinin dronin në ndeshjen e Beograd e dërguan një mesazh, ne sot nuk arritëm të dërgonim një mesazh.

Rama sot doli pa lagur e pa djegur. Manifestimi i opozitës duhet të kishte nisur që në orën 9, ju la 3 orë Ramës të bënte shown e tij, sikur ishte në festivalin e Kanës”, tha ai./ BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.