AKTUALITET

U kapën me armë pa leje, arrestohen dy të rinj në qytetin e Lezhës (EMRAT)

08:31 - 06.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Hidden”, në kuadër të mbajtjes së armëve të zjarrit pa leje. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 2 persona, Darling Gjoni 25 vjeç dhe Amarildo Ndreca 29 vjeç.




Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.

Njoftimi:

Lezhë/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hidden”.

Iu gjetën të fshehura armë zjarri, fenelina dhe dylbi, në automjetin me të cilin qarkullonin, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden”.

Gjatë operacionit, në qytet Lezhë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Dodge”, me drejtues shtetasin D. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. N. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj., 25 vjeç dhe A. N., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.