Kryesore

‘VATRA’ dënon sulmin ndaj Sali Berishës: Akt burracak dhe i neveritshëm! Ditë e zezë për shtetin shqiptar

18:38 - 06.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Panshqiptare ‘VATRA’ ka dënuar sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të ndodhur këtë të martë gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.




Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ‘Vatra’ e cilëson goditjen e ish-kryeministrit si një akt të turpshëm dhe skandaloz, që nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Në njoftim i bëhet apel organeve ligjzbatuese që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të dhunshme.

POSTIMI I PLOTË

VATRA DËNON ASHPËR SULMIN NDAJ LIDERIT TË OPOZITËS SHQIPTARE DOKTOR SALI BERISHA

Neë York, 6 Dhjetor 2022 – Federata Pan-shqiptare e Amerikës Vatra dënon ashpër sulmin e rëndë ndaj liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha. Goditja ndaj Doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i pa pranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve.

Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik.

Vatra u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drjetësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze.

Goditja e Doktor Berishës jo vetëm si lidër i opozitës por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar.

Vatra i uron shërim të shpejtë Doktor Berishës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike.

Në emër të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës Vatra

Kryetari Elmi BERISHA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.