Kronikë

EMRI/ Përplaset për vdekje shqiptari në Itali, ishte duke kaluar rrugën! Kishte mbledhur hurma për t’i çuar në shtëpi

21:03 - 07.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në Chieti të Italisë.




Mediat italiane raportojnë se viktima është Roland Muça, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla.

Mësohet se shqiptari ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar.

Viktima mësohet se kishte mbledhur hurma në një pemë për t’i çuar në shtëpi por kur po kalonte rrugën u përplas për vdekje.

45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.