BOTA

Kalimi me gomone i emigrantëve të paligjshëm nëpër Kanalin Anglez, arrestohet i riu shqiptar në Britani! I sekuestrohen të holla dhe… 

19:05 - 07.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit që hetojnë kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla kanë arrestuar një 30-vjeçar në jugperëndim të Londrës.




Shtetasi shqiptar u ndalua nga hetuesit e NCA herët mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një operacioni të planifikuar paraprakisht.

Ai dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që bashkërendonte për lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me gomone.

Pas kontrollit në telefonat e adresës së shtëpisë së tij, u sekuestrua një tabletë dhe një sasi parash, të cilat tani do të kontrollohen.

Burri tani po merret në pyetje nga oficerët e NCA-së me dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.