Kronikë

Arsenali me armë në Portin e Durrësit, policia nxjerr informacione: Gjetëm të fshehura tre armë zjarri dhe mbi 2 mijë fishekë

18:38 - 08.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person, i cili është kapur me një arsenal armësh, është arrestuar në Portin e Durrësit. I arrestuari është Selman Lajci.




Selman Lajci ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit, dhe gjatë kontrollit të bërë nga policia rezultoi se në makinë ishte fshehur një snajper, një shotgan dhe një pistoletë.

Policia bën me dije edhe se në automjetin e të ndaluarit janë gjetur 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Port Durrës/Finalizohet operacioni policor I koduar “Snajperi”.

Operacioni nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore të Portit.

Operacioni i zhvilluar mbi bazën e inteligjencës informative dhe analizës së rriskut.

Sekuestrohen një armë zjarri snajper, një pistoletë, një armë gjahu dhe municion luftarak

Vihet në pranga 53 vjeçari, i cili udhëtonte nga Italia në drejtim të Kosovës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar në analizën e rriskut dhe inteligjencën informative për një shtetas që kishte me vete armë zjarri dhe do të hynte në Shqipëri, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Durrës, dhe autoritetet doganore, operacionin policor të koduar “Snajperi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 53 vjeç, banues në Zvicër.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë në hyrje të RSH, 53 vjeçarin së bashku me automjetin e tij tip “Land Rover” dhe gjatë kontrollit, Policia gjeti të fshehura, në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu, 1367 copë fishekë luftarak dhe 800 copë fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.