Kronikë

Eleminimi nga Maroku i kushton shtrenjë Luis Enriques, shkarkohet nga drejtimi i Spanjës

13:09 - 08.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri Luis Enrique shkarkohet nga detyra pas eleminimit të Spanjës nga Kupa e Botës.




La Roja filloi me një fitore mbresëlënëse 7-0 ndaj Kosta Rikës, por përfundoi duke u eleminuar nga Kupa e Botës në fazën e 16-të me penallti ndaj Marokut.

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) tani ka konfirmuar se Luis Enrique është shkarkuar nga posti i trajnerit dhe do të kërkohet një zëvendësues.

“RFEF dëshiron të falënderojë Luis Enrique dhe të gjithë stafin e tij stërvitor në krye të ekipit kombëtar në vitet e fundit”, thuhet në një deklaratë.

Më pas shton: “Drejtimi sportiv i RFEF-it i ka dërguar presidentit një raport në të cilin përcaktohet se duhet të fillojë një projekt i ri për ekipin spanjoll të futbollit, me qëllim që të vazhdojë me rritjen e arritur në vitet e fundit falë punës së kryer nga Luis Enrique dhe bashkëpunëtorët e tyre. Si presidenti, Luis Rubiales, ashtu edhe drejtori sportiv, José Francisco Molina, ia kanë komunikuar vendimin trajnerit.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.