Kronikë

“Është bërë një gabim”- Karamuço zbulon çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës: Pse u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu

20:15 - 08.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço bëri një analizë të detajuar se çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e kreut të PD, Sali Berisha, ditën që u godit me grusht nga Gerti Shehu.




Gjatë intervistës, Karamuço tha se ditën e ngjarjes sigurimi i Berishës ishte pozicionuar në formën e mbrojtjes konike, për t’i lënë hapësirë medias.

Sipas tij në një moment gardhi i krijuar nga mediat u ça, dhe nga ky moment përfitoi Gerti Shehu.

Ndërkohë, Karamuço theksoi gjithashtu se reagimi pas grushtit i forcave të mbrojtjes së Berishës nuk ishte i duhuri, pasi ata duhet ta kishin neutralizuar dhe jo të hakmerreshin ndaj agresorit në Abc.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Po mbrojtja e Berishës si ka qenë?

Karamuço: Me sa kam parë videot është bërë një plan vendosjeje konike. Është bërë një gabim. Pse është bërë konike, sepse i është lënë fushëpamje medias që të vazhdojë gjithë procesionin, duke e lënë konike pjesa e medias ka humbur vigjilencës.

Xhokaxhi: Siguria e zotit Berisha u vendos konike, ishte instiktive?

Karamuço: Po sepse i lanë hapësirë medias. Është shumë e lehtë ti paragjykosh tani, por nuk është aq e lehtë, është elementi emocional, hapësira që i lejohet politikanit, pasi ka njerëz që shkojnë i përqafojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.