AKTUALITET

MSH: 18 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete

17:49 - 08.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Siç njoftohet, nga 437 teste të kryera, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe asnjë humbje jete.




Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 437 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 437 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Selenicë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Kolonjë.

Janë 181 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,601 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 437

Testime totale 2,012,110

Raste pozitive 332,376

Raste të shëruara 328,601

Raste Aktive 181

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120

Vlorë 20

Fier 11

Gjirokastër 9

Shkodër 7

Berat. 5

Durrës. 3

Lezhë. 3

Elbasan. 2

Korçë. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.