LAJMI I FUNDIT

Plas tek Portugalia/ Ronaldo debaton ashpër me trajnerin Santos, kërcënon me largim nga Kupa e Botës

10:54 - 08.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo ka refuzuar të stërvitet me lojtarët zëvendësues dhe ka ndjekur orarin e rregullt në palestër, pasi u la jashtë fushës për pjesën më të madhe të ndeshjes ku Portugalia fitoi bindshëm ndaj Zvicrës duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës.




Dhe tani gazeta portugeze Record ka publikuar një lajm “bombë” në faqen e saj ku raporton se Ronaldo ka kërcënuar se do largohet nga klubi.

Cristiano thuhet se ka pasur një debat të ashpër me Fernando Santos pas vendimit të tij për ta lënë atë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Zvicrës dhe superylli portugez ka kërcënuar të largohet nga skuadra.

Kjo i ka paraprirë refuzimit të tij për t’u stërvitur me zëvendësuesit dhe tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë “episodi i radhës në serial”, duke filluar me planet e Fernando Santos për ndeshjen kundër rivalëve marokienë (10/12, 17:00).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.