AKTUALITET

U arrestua gjatë kontrolleve në Tiranë, ja kush është 35-vjeçari që dhunoi Elvis Elezin rreth një vit më parë (FOTO)

22:22 - 08.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazment Kusta 35-vjeç u arrestua mbrëmjen e sotme pas kontrolleve të kryera nga uniformat blu në Tiranë.




Balkan Web raporton se prej 22 shkurtit 35-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për dhunimin dhe kanosjen e Elvis Elezit, ngjarje kjo e ndodhur në Fushë-Krujë, rreth një vit më parë.

Si ndodhi ngjarja më 17 shkurt 2021?

Disa persona kanë hyrë të maskuar dhe të armatosur në një lokal dhe kanë goditur me sende të forta në kokë Elvis Elezin banues në Fushë Krujë. Për pasojë i riu 31-vjeç pësoi lëndime.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.