AKTUALITET

Aksidenti në Qafë Muzinë/ Ja kush është 50-vjeçarja që humbi kontrollin e mjetit dhe më pas ndërroi jetë (EMRI)

12:27 - 09.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, ku ka humbur jetën një grua 50-vjeçare.




Gazeta Panorama raporton se viktima e aksidentit të rëndë është Etleva Bejko.

Në një reagim zyrtar, policia e Sarandës konfirmoi se viktima është shtetasja E. B., 50 vjeçe.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.