Kronikë

Akuzohet për “Përkrahje e autorit të krimit”, SPAK merr nën hetim të dashurën e Nuredin Dumanit

12:20 - 09.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hetimeve për emrat e nxjerrë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani i është shtuar edhe një emër tjetër. Kësaj listë të gjatë i është shtuar edhe emri i vajzës nga Kosova, M.H e cila po hetohet për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.




Hetimet ndaj saj po zhvillohen në gjendje të lirë, ndërsa është konfirmuar se që prej fillimit të muajit Prill, vajza që shoqëronte Nuredin Dumanin në Fier, është larguar nga Shqipëria, raporton Ora News.

Ndërkohë SPAK ka shtyrë me 6 muaj hetimet për dosjen me 33 persona të akuzuar nga dëshmitë e të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha dhe Klevis Alla.

Vendimi për të marrë më shumë kohë për hetimet është marrë në muajin nëntor, ndërsa afati përfundimtar është 11 Maji i vitit 2023.

Brenda këtyre 6 muajve SPAK, argumenton se do kryejë një sërë veprimesh hetimore ndaj 33 personave të përfshirë në një seri krimesh, kryesisht vrasje në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera të vendit.

Në këtë hetim, SPAK rezulton të ketë bashkuar 20 dosje penale që flasin për krime të ndryshme në Shqipëri të cilat më parë kanë qenë pa autor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.