LAJMI I FUNDIT

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: Vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete në vend

19:20 - 09.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm një rast i ri me COVID, është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, përkatësisht në Tiranë nga 101 testime të kryera në total.




Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ndërsa janë 162 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,621 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësitë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika ( 9 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                1

Të shëruar në 24 orë             20

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       101

Testime totale                   2,012,211

Raste pozitive                      332,377

Raste të shëruara                  328,621

Raste Aktive                             162

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    108

Vlorë                         17

Fier                           11

Gjirokastër                8

Shkodër                 5

Berat.                        5

Durrës.                      3

Lezhë.                        2

Elbasan.                   2

Korçë.                         1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.