Kronikë

Ekzekutoi me armë zjarri dy persona në vitin 2020, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër! Akuzohet për disa vepra penale (EMRI)

16:36 - 09.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Danjel Pepaj është vënë në pranga nga Policia e Malësisë së Madhe këtë të premte, pas më shumë se dy vitesh nga koha ku vrau me armë zjarri dy persona.




Më 11 Tetor, 2020 Gjykata e Shkodrës vendosi “arrest me burg” për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt të akuzuar për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Rrok Pepaj tha se nuk ka dijeni për parcelat me kanabis duke u shprehur se merrej me mbledhjen e boronicave.

Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjenden të vdekur në zonën e Rrencit në Malësinë e Madhe dhe dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, i cili u shpall në kërkim nga policia. Dyshohej se konflikti mes të rinjve ndodhi për shkak të vjedhjes së një sasie lënde narkotike.

Familja e Rrok Pepajt u ngujua në banesën e tyre nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Njoftimi:

Malësi e Madhe/Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.