Kronikë

Goditi me grusht Berishën gjatë protestës, Gjykata lë në burg Gerti Shehun

12:53 - 09.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lihet në burg 31-vjeçari Gert Shehu i cili goditi me grusht në fytyrë kryetarin e PD Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.




Masa për Gert Shehun u dha në ambientet e Sptalit të Traumës mesditën e të premtes.

Shehu ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës që prej 6 dhjetorit.

Avokati i 31-vjeçarit, kërkoi masë më të butë, “Arrest shtëpie”, ose shtrim i detyruar për mjekim, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

Nga ana tjeter, vete kryetari i PD e ka quajtur Gert Shehun” informator i policisë kriminale”.

“Së pari unë e akuzoj Edi Ramën sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod, dhe është përdorur nga Ardi Veliu.

Ky informator është përdorur në dokumentet zyrtare për çmontimin e rrjeteve të drogës dhe si vesh për xhematin e xhamisë.

Përhapja me shpejtësi e variantit të sëmurë psikik, dëshmon se Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës, që ka porositur krimin e tij.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.