BOTA

HOLANDË-ARGJENTINË/ Kryevepra holandeze, si barazoi ndeshjen me gol në minutën e 101 (VIDEO)

22:26 - 09.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Holanda dhe Argjentina ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e dytë çerek-finale të Kupës së Botës “Katar 2022”, e cila do të luhet në stadiumin “Lusail”.




Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të prerë kështu biletën për në gjysmëfinale dhe për të hedhur një hap më shumë drejt fitimit të Kupës së Botës.

“Tulipanët” do të kërkojnë hakmarrjen e asaj gjysmëfinaleje që e humbën në 2014 nga Argjentina, teksa kjo e fundit ka hyrë me objektivin e vetëm, për të ngritur trofeun e artë.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale.

LIVE HOLANDË-ARGJENTINË 2-2
83′, 90’+11′ Ueighorst / 35′ Molina, 73′ (p) Mesi

NGJARJET KRYESORE:

90’+11’ GOOOL HOLANDA! Goditje dënimi perfektë me një skemë që nxjerr jashtë loje murin dhe Ueighorst shënon golin e barazimit.

90’+10’ Faull i rrezikshëm para zonës së Argjentinës dhe Mesi ndëshkohet me të verdhë për protesta.

90’+3’ Berghuis ekzekuton një goditje dënimi, sfera ndalet nga muri mbrojtës.

90’ Jepen 10 minuta shtesë.

89’ Tensionohet situata në fushën e lojës pasi Paredes shkelmon një top drejt pankinës kundërshtare. Të gjithë lojtarët e stolit hyjnë në fushë dhe Van Dajk i vërsulet mesfushorit. Momente tensioni që në fund zgjidhen me kartonë të verdhë për dy protagonistët.

84’ Rrezikon përsëri Holanda me një gjuajtje të fortë të Berghuis, e cila devijohet dhe gjen rrjetën e jashtme.

83’ GOOOL HOLANDA! Pas një harkimi nga e djathta, Ueighorst me kokë dërgon sferën në rrjetë dhe shkurton diferencën.

82’ Alvarez i lë vendin Lautaro Martinez në minutat e fundit.

80’ Tensionohet pak ndeshja me faullet nga të dy skuadrat që bëhen më të ashpër.

78’ Taljafiko e Pecela në fushë për Argjentinën, me Akunja e Romero të cilët kthehen në stol. Ndërsa Ueighorst merr vendin e Depaj.

73’ GOOOL ARGJENTINA! Mesi shënon me penallti.

71’ Penallti për Argjentinën. Dumfris rrëzon Akunjën në zonë dhe gjyqtari nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë.

67’ Blind i lë vendin në fushë L. De Jong. Nga ana tjetër, De Pol i bën vend Paredes.

63’ Goditje dënimi e ekzekutuar nga Mesi, topi kalon jo shumë lart mbi traversë.

61’ Mesi nis vallëzimin mes kundërshtarëve dhe Van Dajk detyrohet ta rrëzojë duke i dhuruar Argjentinës një goditje dënimi pranë zonës.

59’ Mek Alister nis De Pol në të djathtën por ky i fundit vonohet dhe nuk kontrollon topin si duhet në hyrje të zonës për të tentuar rrjetën, duke i dhënë mundësi holandezëve të largojnë rrezikun.

57’ Holanda mundohet që të rritë ritmin, duke qenë më ngulmuese, teksa Argjentina sheh vetëm si të administrojë minutat dhe të nise kundërsulme në thellësi.

51’ Top i gjatë në thellësi për Mesin në të djathtë, Nopert del dhe mbërthen sferën para numrit 10.

48’ Holandezët duken më të orientuar drejt sulmit me aksione nga krahët të Depaj dhe Gakpo. Një harkim i këtij të fundit përfundon në duart e Martinez.

46’ Pjesa e dytë nis me Berghuis në vend të Bergvajn dhe Kupmainers në vend të De Ron.

45’+7’ Mbyllet me avantazhin e Argjentinës pjesa e parë e sfidës.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

45’ Goditje dënimi nga e majta këtë radhë, Gakpo harkon në zonë ku ka përsëri rrëmujë por askush nuk gjen një devijim me Allison i cili kontrollon sferën.

45’ Kartonë të verdhë për Timber dhe Romero brenda pak minutash që mund të ndikojnë vijimin e ndeshjes.

41’ Goditje dënimi e rrezikshme e për Holandën në krahun e djathtë, topi shkon në qendër por askush nuk ia del të devijojë siç duhet dhe shkaktohet faull në sulm.

39’ Akunja tenton të hyjë në zonën kundërshtare, Dumfris ia del të bllokojë gjithçka duke shmangur probleme pranë portës.

35’ GOOOL ARGJENTINA! Mesi jep një pasim perfekt për Molina dhe mbrojtësi i cili nuk gabon dhe çon topin në rrjetë.

32’ Zbritje e shpejtë në krahun e djathtë e latino-amerikaneve, gjuajtje e De Pol përfundon në duart e portierit.

30’ Holanda ka më shumë hapësira në këto minuta teksa po mundohet të shtyjë argjentinasit në gjysmëfushën e tyre.

24’ Bergvajm shfaqet në zonën e Argjentinës dhe tenton me një diagonale të fortë, sfera shkon larg katërkëndorit të Martinez.

22’ Shfaqet Mesi, i cili driblon dy kundërshtarë, por gjuajtja e tij është për t’u harruar.

21’ Holanda provon të thumbojë me një goditje dënimi nga e majta e sulmit, topi i harkuar në zonë largohet nga mbrojtja.

16’ Kërcënon edhe Holanda me një sulm ku topi kalon nga një krah në tjetrin brenda zonës, por askush nuk gjen momentin për të goditur në portë.

13’ Top në thellësi në të majtën për Mek Alister i cili e kthen në shtyllën e dytë, por nuk është askush atje për të goditur portën.

8’ Nopert rrezikon me një pasim ndaj Timber, pak para se Alvar4ez të rrëshqiste para këmbëve të tij duke rrezikuar portën.

5’ Shkëndija e parë është nga një gjuajtje e fortë e De Pol e cila ndalet nga Alvarez në zonën holandeze.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDA: Nopert, Van Dajk, Ake, Timber, Dumfris, De Run, De Jong, Blind, Gakpo, Depaji, Bergvajn.

Trajner: Luis Van Gal

ARGJENITNA: E. Martinez, Akunja, Otamendi, Lisandro M., Romero, Molina, E. Fernandez, De Pol, Mek Alister, Mesi, Alvarez.

Trajner: Lionel Skaloni

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.