Kronikë

Parcelat e kanabisit “molla e sherrit! Vrasja e dyfishtë në Malësi të Madhe, si nisi konflikti mes Vilson Çutajt, Klement Pepajt dhe 27-vjeçarit që u arrestua sot

17:25 - 09.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas dy vitesh arrati, Danjel Pepaj, autori i vrasjes së dy kushërinjve të tij Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe, u arrestua sot nga policia e Shkodrës.




Shkak i vrasjes është bërë një mosmarrëveshje mes të rinjve për parcelat me kanabis. Asokohe, Vilsoni akuzonte Danjelin se i kishte vjedhur një sasi kanabisi.

Sëbashku me Klementin, Vilsoni shkoi për të sqaruar Danjel Pepajn, të cilin e dhunuan fizikisht. Më pas, Danjeli pranoi se i kishte vjedhur sasinë e lëndës narkotike, dhe u propozoi dy të rinjve që t’u kthente prapsht sasinë që i kishte mbetur.

Të rinjtë, më 3 tetor 2020 udhëtuan drejt vendit malor ku kishin mbjellur parcelat me kanabis. Pas kësaj dite, dy të rinjtë nuk u kthyen më, ç’ka ngriti shqetësim të familjarët dhe të afërmit e tyre të cilët i denoncuan në polici si të zhdukur.

Danjeli i qëlloi me armë dy të rinjtë. Sipas hetimeve të asaj kohe, rezultoi se Vilsoni dhe Klementi u qëlluan me plumb pas shpine.

Pas kontrollit të territorit, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella.

Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.

Ndërkohë babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është lënë në burg në 2020-tën pasi akuzohet se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy kushërinjve dhe po ashtu për parelat e mbjella me kanabis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.