Kronikë

Përndiqte vazhdimisht një grua, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

12:34 - 09.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 44-vjeçare dhe ka hyrë me forcë në oborrin e banesës së saj.




Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., banues në Korçë. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin tip “Ford”, të parkuar në rrugë, duke i shkaktuar dëme materiale. Pas ndalimit, shtetasi V. N. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të kryer testin e alkoolit.

Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 35 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap në afërsi të fshatit Proptisht, Pogradec, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, sasi lënde drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.