Kronikë

Polici jashtë turni mbajti shënim targat e makinës, pastaj u zbulua se furnizonte klientët me kokainë! Si e “mori në qafë” të riun shqiptar në Itali një takim

17:12 - 09.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar për veprën penale të trafikut të drogës. 




Mediat italiane raportojnë se hetimet nisën pasi një efektiv policie, jashtë detyrës kishte vënë re një takim të dyshimtë mes një të riu nga Pesaro dhe një individi tjetër të cilit i kishte shënuar targat e automjetit.

Policia zbuloi se i riu udhëtonte me makinën e tij dy apo tre herë në javë nga Romagna aty pranë në Pesaro, ku furnizonte klientët me kokainë.

Policia italiane vuri në pranga të riun shqiptar me datë 7 Dhjetor, të cilit i gjetën 2 mbështjellës kokainë, për një total prej 7 gram.

Autoriteti Gjyqësor Pesaro, pasi vuri në zbatim arrestin, e dënoi të huajin me 10 muaj burg dhe 20.00 euro gjobë pa dhënë dënim me kusht, duke qenë se ky përfitim ishte dhënë tashmë në dënime të mëparshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.