AKTUALITET

Pse u shemb “Prestige Resort” dhe cilat ishin aferat që tronditën kryeministrin? Rama inspektoi ndërtimin nga fillimi në fund, por u hakmor për korrupsionin që denoncoi “News24”

17:39 - 09.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë verës, kur “News24” u përfshi në disa investigime të rëndësishme gazetareske që denonconin korrupsionin në tatime e dogana dhe tenderat korruptivë prej dhjetëra milionë euro të disa institucioneve publike, të lidhur kryesisht me ministren e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, si ARRSH, KESH apo Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nisi një klimë kontrollesh nga një ushtri zyrtarësh shtetërorë në të gjitha bizneset e “Hysenbelliu Group”.




Inpektorë të çfarëdo institucioni, që nga tatimet dhe doganat e deri tek mjedisi apo higjiena, u sulën mbi “Birra Tiranën”, “Birra Korçën”, “Erjoni shpk”, dhe vetë “News24” dhe mediat e tjera në pronësi të “Hysenbelliu Group”, “Balkanweb”, “Gazeta Panorama”, “Gazeta shqiptare”.

“Birra Tirana” u gjobit dhe u vendos nën sekuestro nga dogana, ndërsa Televizioni “News24” u kërcënua me largimin nga mjediset, ku ushtron aktivitetin në ish-uzinën traktori, me justifikimin e përfundimit të kontratës së qirasë. Sulmi i valës së parë arriti kulmin me pushtimin e dhunshëm në mes të sezonit turistik me fadroma dhe rruspa të IKMT-së të mjediseve të “Prestige Resort”, duke shkatërruar pishinat e jashtme, që dikur i kishte dizenjuar deri tek pemët dekorative vetë kryeministri Edi Rama.

Qëndrimi i “News24” ishte i prerë, duke deklaruar se kemi të bëjmë me një hakmarrje për vijën editoriale të grupit mediatik dhe paralajmëroi një investigim të plotë për ndërtimet pa leje në bregdet që kanë shpërthyer sidomos në katër vitet e fundit të qeverisjes, që përkojnë me një pushtet absolut të kryeministrit Rama, i cili praktikisht kontrollon çdo qendër pushteti në vend.

Në këtë situatë kreu i qeverisë u kujtua për ndërtimet pa leje të përbindëshave të betonit që shihen nga zyra e tij, duke shpikur një VKM për konfiskime pa vendim gjykate të kateve dhe mjediseve pa leje, të cilën opozita e ka kundërshtuar në gjykatën kushtetuese.

Natyrshëm shtrohet pyetja se pse iu hapen sytë kryeministrin në këtë moment, kur IKMT-ja e famshme e Dallëndyshe Bicit varet prej tij dhe pas propagandës për sukses në kontrollin e territorit?  Çfarë i prishi gjumin Edi Ramës?

Linja editoriale e “News24” nuk ndryshoi, duke denoncuar vjedhjet e bëra haptazi nga institucionet në varësi të Belinda Ballukut, ndërkohë paralelisht Edi Rama lëshoi IKMT, Policinë e deri Ushtrinë kundër “Prestige Resort” me objektiv të vetëm shkatërrimin ekonomik të “Hysenbelliu Group” për të mbyllur një dritare të fjalës së lirë, ku kryeministri e sheh veten në pasqyrë ashtu siç është, pa makiazhin e propagandës së mediave të tjera.

Me një terror të paparë ndaj pronës private në këto 30 vite, policia dhe IKMT-ja ndërhynë me dhunë në 1 dhjetor të 2022 për të goditur “Prestige Resort”. Pa asnjë letër, pa asnjë dokument dhe pa asnjë paralajmërim u shemb me tritol një investim elitar prej 30 milionë eurosh në bregdetin shqiptar.

Kjo është leja e ndërtimit e “Prestige Resort” e firmosur nga vetë Edi Rama si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit.

lejacertifikate-3certifikate-2certifikate-1

Por jo vetëm kaq, nga fillimi në fund, që nga 2016 kur firmosi lejen,  Edi Rama e ka inspektuar vetë ndër vite “Prestige Resort”,  ndërkohë që urdhëroi shembjen e jashtëligjshme të tij. Inspektimet e kryeministrit kanë qenë në detaje që kur nisën punimet e deri kur u rihap pas pandemisë.

Madje rruspat prishën të parin restorantin kryesor të  “Prestige Resort” që është një godinë me certifikatë pronësie të kompanisë “Erjoni shpk”, lëshuar nga hipotekat e Edi Ramës. Selektiviteti është i pastër, ku ndërtimet pa leje ulërasin në vijën bregdetare dhe para zyrës së kryeministrit, ndërsa goditet një objekt krejtësisht i ligjshëm, konform lejeve dhe rregullave në fuqi.

I gjithë sulmi, që mund të krahasohet pa frikë me sulmet talebane ndaj objekteve me vlerë, është një hakmarrje personale e Edi Ramës ndaj televizionit “News24”, “Balkanweb”, “Gazeta Panorama” dhe “Gazeta shqiptare” dhe pronarit të tyre zotit Irfan Hysenbelliu për qëndrimet kritike ndaj një pushteti që përmes një korrupsioni galopant po grabit taksat e shqiptarëve, që e ka kthyer vendin në një oaz kriminaliteti dhe në një qendër kryesore botërore të trafikimit të kokainës, që po shpopullon qytete të tëra dhe që po shuan çdo hapësirë lirie në Shqipëri.

rama3rama2rama1ramaramaahmetaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.