BOTA

Çfarë po ndodh në Evropë? Shpërthim në Britani, humb jetën një person, zhduken disa të tjerë! Fillimisht u raportua për erë gazi (FOTO)

13:17 - 10.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka mbetur i vdekur edhe disa të tjerë janë zhdukur pas një shpërthimi këtë të shtunë herët në mëngjes në një bllok banesash në ishullin Jersey, në brigjet e Francës veriore.




Shpërthimi ndodhi pak para orës 04:00 GMT dhe që atëherë zjarri është shuar.

“Tragjikisht ne kemi një fatalitet të konfirmuar,” tha Robin Smith, Shefi i Policisë së Shteteve të Jersey, në një deklaratë.

Smith konfirmoi se shërbimet zjarrfikëse ishin thirrur në vendngjarje të premten përpara shpërthimit pasi banorët kishin raportuar erën e gazit.

Ai nuk komentoi për shkakun e shpërthimit dhe tha se do të jetë objekt hetimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.