AKTUALITET

“E kotë të shkoni në bashki, do u mbyllet dera!”- Pallatet e braktisura nga ndërtuesit, Lame: Legalizimi do të vazhdojë

15:00 - 10.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët që kanë blerë apartamente apo dyqane në pallate të braktisura nga ndërtuesit nuk do të penalizohen.




Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame deklaroi se legalizimet do të vijojnë, teksa shembullin e dha nga zona e Kombinatit në Tiranë ku u dorëzoi dokumentet banorëve të një pallati, ndërtuesi i të cilit kishte shkelur lejen dhe kishte lënë procesin në mes.

Ata u vetëorganizuan dhe ndoqën procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Procesi i sekuestrimit dhe penalizimit të subjekteve që kanë ndërtuar në shkelje të lejes është i ndarë nga legalizimi i pallateve të banuara nga qytetarët”, theksoi Lame.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës bëri të ditur gjithashtu se në Tiranë po riaktivizohet marrëveshja e lidhur disa vite më parë sipas së cilës bashkia nuk do tu japë leje ndërtimi ndërtueseve që nuk kanë mbyllur procedurat për ndërtimet e kryera me herët.

“Ato subjekte që kanë pallate në proces formalizimi dhe nuk i kanë mbyllur, e kanë të kotë të shkojnë në bashki për të marrë leje ndërtimi se do u mbyllet dera”, është shprehur kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Synimi i kësaj marrëveshje është nxitja e ndërtuesve të pallateve të çojnë në fund legalizimin për pronat e shitura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.