AKTUALITET

Inskenoi grabitjen dhe më pas vdekjen e tij, Italia arreston Davide Pecorellin! Do të ekstradohet në Shqipëri

19:47 - 10.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Davide Pecorelli, 47-vjeçari nga San Giustino i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri është arrestuar nga policia italiane.




Ai ishte  në kërkim ndërkombëtar për krime të kryera në Shqipëri. Nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias kishte rezultuar se në janar 2021, Davide Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën një veture të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë.  Brenda makinës së djegur u gjetën mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij.

Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.

Me intinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varrë në varrezat e Pukës. Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model skoda i përkisnin një tjetër AND-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli.

Ai u paraqit disa javë pasi inskenoi këtë zhdukje në policinë italiane e cila e gjeti atë në bordin e një varke duke shkuar drejt ishullit “Monte Cristo” ku ai pretendonte se kishte zbuluar një thesar antik. Ndërsa hetimet zbuluan se të gjithë këtë skemë ai e kishte përgatitur për t’iu shmangur borxheve që kishte nga biznesi i parukerisë dhe modës në Itali. Pecorelli rezulton se kishte edhe një bashkëshorte shqiptare e cila asnjëherë nuk pranoi të flasë për mediat për arsyen e zhdukjes së bashkëshortit që kishte disa hyrje dalje në Shqipëri dhe ndalesa në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Pukë.

Ndalur tek hetimet Report Tv mëson se ato janë të hapura në Prokurorinë e Pukës për disa shtetas të tjerë që dyshohet se bashkëpunuan dhe ndihmuan Pecorellin të inskenonte krimin që do e përdorte për të shmangur borxhet dhe fituar nga siguracioni i jetës.

Në Itali ai jetonte i lirë dhe para pak kohësh tha se është i gatshëm që të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë për skenarin e realizuar si në filma, të vdekjes së sajuar të tij për t’i shpëtuar borxheve si pasojë e falimentit në biznese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.