Kronikë

Kërkohej nga policia për vjedhje në bashkëpunim, prangoset 29-vjeçari në Rinas! Qëndronte mbi 5 vite në arrati pas krimit(EMRI)

13:04 - 10.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vënë në pranga këtë të shtunë një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.




Arrestimi i Dylber Halili, 29 vjeç, banues në Tiranë, u krye nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Sipas informacioneve nga shërbimet e rendit, 29-vjeçari, në tetor të vitit 2017, në bashkëpunim me të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash dhe sendet personale një qytetari në rrugën “Kastriotët”.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pista”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Mbështetur nga inteligjenca informative, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në pranga ka rënë Dylber Halili, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në tetor të vitit 2017, në bashkëpunim me të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë, në rrugën “Kastriotët”, një shumë parash dhe sendet personale, një shtetasi”, bën me dije policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.