AKTUALITET

“Në fund ne do të fitojmë”, Vjosa Osmani akuzon presidentin serb: Bandat Vuçiçit synojnë destabilizimin e Kosovës

17:35 - 10.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e së shtunës qytetarët serbë në veri të Mitrovicës kanë dalë në rrugë dhe kanë ngritur barrikada në në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Arsye për këtë është arrestimi i ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiç në pikën kufitare në Jarinje.




Ai është ndaluar si i dyshuar në organizimin e sulmit në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në veri të vendit, ku ishin sulmuar zyrtarët e KQZ si dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me situatën e re të krijuar në veri ka reaguar presidentja Vjosa Osmani,e cila deklaroi se bandat kriminale të udhëhequra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

“Si gjithmonë, në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vuçiç, nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës, mirëpo në këtë sfidë sikurse edhe në çdo tjetër, do të dalim fitimtarë”, përfundoi Osmani.

Përpos barrikadave me kamionë dhe automjete të ambulancës, janë ndezur edhe sirenat që ftojnë serbët lokalë që të dalin në rrugë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.